Sipas policisë, Alushi dyshohet se ka përdhunuar një minorene dy muaj më parë. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për përdhunim dhe kryerje marrëdhëniesh seksuale me të mitur.
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 28-vjeçarit, ndërkohë që pritet dhe vazhdimi i procesit ndaj tij./Telegrafi/