Derisa bota po rrezikohet nga fillimi i një lufte bërthamore, pronarët e njërit prej bunkerëve më luksoz që ndonjëherë është ndërtuar, do të ndihen të sigurt të jetojnë në “shtëpinë” e tyre të re.
Bunkerët luksoz nëntokësor që i mbrojnë qytetarët nga sulmet me bomba bërthamore, ka filluar të bëhet prioritet për milionerët në mbarë botën të cilët po i frikësohen një lufte të re – në veçanti pas tensioneve të krijuara mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.
Brenda këtij bunkeri luksoz që është i ndërtuar në një ish-bazë ajrore të ushtrisë amerikane në Savannah të Georgia, mund të gjeni gjithçka që secili njeri i ëndërron t’i ketë.
Bunkeri nëntokësor është i mbrojtur mjaft mirë, duke marrë parasysh që dera e hyrjes kryesore është e trashë plot 90 centimetra e ndërtuar nga çeliku, derisa brenda ka të instaluar e pavarur të ventilimit dhe dhomën për kriza, por nuk mungojnë as kamerat e sigurisë dhe tualetet me ujë të pa kontaminuar.
Projekti i këtij projekti ka kushtuar plot 17.5 milionë dollarë, dhe mund t’i rezistojë shpërthimit të bombave bërthamore prej 20 kilotonë.
Ky bunker më shumë i ngjan një vile luksoze në të cilën nuk mungon asgjë, pasi brenda ka tualet me xhakuzi e dhoma të gjumit. /Telegrafi/