Telegrafi

Në prag të Luftës së Tretë Botërore: 54 milionë njerëz kanë vdekur gjatë vitit të kaluar (Foto)

Këshilltari i Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Jean Ziegler, ka deklaruar gjatë një interviste dhënë të përditshmes vjeneze “Kurir”, se Lufta e Tretë Botërore tashmë është në zhvillim e sipër.

Ai theksoi se 54 milionë njerëz janë vrarë gjatë vitit të kaluar në luftëra, kanë vdekur nga uria, mungesa e ujit të pijshëm dhe epidemitë e ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Oligarkët e 500 kompanive më të mëdha kontrollojnë 52.8 për qind të produktit social bruto të botës. Kjo është një fuqi që asnjë mbret, perandor apo Papë nuk e ka. Ata nuk janë nën kontrollin e shtetit dhe ndjekin vetëm një strategji – të rritësin fitimet”, ka deklaruar Ziegler. /Telegrafi/