Telegrafi

Në prag të Krishtlindjeve bie qarkullimi i mallrave në SHBA

Në kkomunikatën e agjencisë thuhet se për shkak të kushteve aktuale dhe ngadalësimit të rritjes së ekonomisë amerikane, të ardhurat e sektorit shitës me pakicë gjatë fundjavës midis 19 dhe 21 dhjetorit janë për 5,4 për qind më të vogla në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar.

Konsumatorët amerikanë këtë vit disponojnë me buxhet më të vogël për blerjen e dhuratave për Krishtlindjet për shkak të rritjes së shkallës së papunësisë dhe krizës së përgjithshme ekonomike.

Përveç kësaj tregtarët do të mund të shënojnë rënie të marzhës dhe përfitimit sepse shumica e tyre kanë tentuar t’i tërheqin konsumatorët me zvogëlim deri në 70 për qind.

Hulumtimi tregon se qarkullimi i mallrave më 20 dhjetor, të shtunën në prag të Krishtlindjeve, e cila quhet "super e shtunë", ka qenë 17 për qind më i vogël në krahasim me të njejtën ditë të vitit të kaluar.