Telegrafi

Në prag të konferencës, garantohen 1 miliard euro

“Zotimi ynë sot për të ardhmen e Kosovës dhe për stabilitetin rajonit paraqet një detyrë për autoritetet e Kosovës dhe këtë e kemi diskutuar sot para konferencës edhe me kryeministrin e Kosovës dhe jam i sigurt që autoritet e Kosovës e dinë që duhet të materializojnë dhe të realizojnë premtimet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë që për secilën euro të shpenzuar të jepet llogari dhe të përdoret drejtë”, ka thënë Rehn.

Vetëm BE-ja do të japë 500 milionë euro për Kosovën.

Komisioneri Rehn tha se Komisioni Evropian ka njëmekanizëm të fortë kontrollues për mënyrën e shpenzimit të mjeteve që dhurohen. Prandaj, ai tërhoqi vërejtjen se Komisioni Evropian do të kontrollojë në mënyrë strikte edhe Kosovën se si do të menaxhojë paratë e fituara nga donatorët.

Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi, falënderoi të gjitha vendet që po ndihmojnë Kosovën dhe u zotua se asnjë donacion nuk do të shkojë në drejtim të gabuar.

“Jemi zotuar dhe do të respektojmë parimin zero tolerancë ndaj dukurive negative në kuptimin e thellë të respektimit të ligjit. Ne kemi prezantuar këtu në Bruksel, qëllimin tonë, vizionin tonë që është zhvillimi i Kosovës, prandaj gjithçka do të jetë e menaxhuar shkëlqyeshëm dhe e koordinuar ngushtë me gjithë donatorëtdhe gjithë partnerët që e mbështesin Kosovës”, ka theksuar kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi vlerësoi se Konferenca e Donatorëve paraqet një fazë të re për zhvillimin e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim. Ai ritheksoi se prioritetet e Kosovës nuk janë të ndara në baza etnike.

“Prioritetet e Kosovës nuk janë të ndara në baza në etnike, por janë në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike. Serbët, qytetarë shtetas të Kosovës, janë të respektuar në kuptimin më afirmativ të mundshëm. Unë punoj me ta për ta, në realitetin e ri dhe kjo konferencë e donatorëve do të jetë një hap tjetër i ri pozitiv për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarëve”, ka thënë kryeministri Thaçi./Telegraf/