Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar sot një donacion nga UNICEF-i dhe USAID me mjete mbrojtëse për fëmijët lidhur me COVID-19.
Pranimi i donacionit u bë në shkollën “Dardania” në Prishtinë.
“Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.
Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë”, ka shkruar Ahmeti.
Postimi i plotë:
Po bëhemi gati për të nisur ditët e para në shkollë!
Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që të rihap shkollat, prioritet për ne mbetet mbrojtja e shëndetit të të gjithëve e në veçanti e fëmijëve tanë!
Sot në shkollën “Dardania” pranuam një donacion me pako higjienike dhe çanta me mjete mbrojtëse për fëmijët, që të përgatiten për rinisjen e mësimit dhe hapjes së shkollave.
Falënderojmë UNICEF-in dhe USAID për donacionin për 39 shkollat, ashtu që fëmijët e Prishtinës të kthehen të sigurt në shkollë. /Telegrafi/