Një bombë ka shpërthyer jashtë oborrit të xhamisë së profetit Muhamet në qytetin saudit të Medinës, që konsiderohet një nga vendet e shenjta në Islam, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Video të shumta që po qarkullojnë në mediat sociale, shfaqin momente ku shihen kufoma të djegura duke qëndruar të shtrira nëpër asfalt afër veturës që kishte shpërthyer, derisa policia dhe sirenat e autoambulancës dëgjohen në gjitha pjesët e qytetit, transmeton Telegrafi.
Por ende pa kaluar shumë kohë është dëgjuar një shpërthim tjetër në qytetin Jeddah dhe Qatif, qytet ky në pjesën lindore i populluar kryesisht nga pakica shiite që vazhdimisht sulmohen nga suniitët.
Zyrtarisht ende nuk raportohet për numrin e saktë të viktimave, derisa ministria e punëve të brendshme pritet së shpejti të dalë me një komunikatë për media lidhur me situatën në këtë vend. /Telegrafi/
Video of the attack seems to show soldiers on the floor near the explosion #Medinapic.twitter.com/BvqHcT6hrY
— Michael Horowitz (@michaelh992) July 4, 2016
Now reports suggest four soldiers were killed in attack against security outpost near Nabwi Mosque in #Medinapic.twitter.com/wBXj0yX4Qj
— Michael Horowitz (@michaelh992) July 4, 2016