Telegrafi

Në prag të debutimit të konceptit të ri, Volvo tregon vetëm një detaj (Foto)

Volvo ka publikuar një fotografi, duke treguar se vetura e re do të ketë një koncept krejt tjetër.

Megjithëse shfaqet vetëm njërin nga ndriçuesit dhe diçka që duket sikur grilli i përparmë, duket sikur modeli i ri do të jetë shumë atraktiv.

Sipas këtij imazhi, kompania ka krijuar ‘një model të hijshëm, që përngjaë me vëllezërit e mëdhenj’, shkruajnë mediet që merren ekskluzivisht me makina, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e dizajnit të veturave, kanë shkuar edhe më larg, duke thënë se “modeli i ri nga Volvo do të jetë kombinim nga Lexus NX, BMW 1 Series dhe Audi Q3, që pritet të jetë më i veçanti në industri.”

Sidoqoftë, kompania prodhuese do ta prezantojë edhe 95 për qind të konceptit të ri gjatë javës që vjen. /Telegrafi/