Site icon Telegrafi

Në prag të 28 Nëntorit, Krasniqi viziton ish-komandantët e UÇK-së në Hagë

Në prag të festës së 28 Nëntorit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët ndodhen në Hagë.

Krasniqi ishte i shoqëruar nga sekretari i PDK-së, Bernard Nikaj dhe anëtari i kryesisë, Bekim Çollaku.

Përmes një postimi në Facebook, lideri i PDK-së tha se çlirimtarët reflektonin krenari për të kaluarën dhe besim për të ardhmen.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, shkroi ai.

Tutje, Krasniqi tha se i kanë uruar për festat kombëtare, duke shpresuar që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë prapë së bashku.

“Në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, shkroi tutje ai./Telegrafi/

Exit mobile version