Sot pritet të mbahet mbledhja e paralajmëruar e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë në qytetin e Porgradecit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë mbledhje do të bisedohet për më shumë tema për përparimin e bashkëpunimit dypalësh, për ndërlidhjen infrastrukturore, ndërtimin e Koridorit 8, lehtësimin e shkëmbimit tregtar dhe shërbimeve.
Gjithashtu do të bisedohet për bashkëpunimin në sferën e sigurisë. është planifikuar që të nënshkruhen disa dokumente bashkëpunimi, përfshirë një plan për konsultime ndërmjet ministrive për Punë të Jashtme, pastaj memorandum ndërmjet ministrive për Punë të Brendshme në sferën e kontrollit të brendshëm, si edhe për formimin e një komiteti të përbashkët për bashkëpunim ekonomik.
Në sferën e bashkëpunimit do të përfshihet edhe arsimi dhe shkenca, kultura, lufta kundër ekstremizmit dhe radikalizmit, parandalimi i krizave./Telegrafi/