Site icon Telegrafi

Në Podujevë organizohet festivali “Pushka e Lirisë” në 62-vjetorin e lindjes së heroit Zahir Pajaziti

Nën patronazhin e kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, organizohet Festivali Kombëtar “Pushka e Lirisë”, që shënon 62-vjetorin e lindjes të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.

Ky festival organizohet në bashkëpunim me Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Zahir Pajaziti” dhe mbahet më 31 tetor dhe 1 nëntor në Teatrin “Avdush Hasani”, prej orës 18:00.

“Gjatë këtyre dy ditëve do të performojnë shumë këngëtarë të njohur të skenës shqiptare. Ftojmë qytetarët që të marrin pjesë në këtë Festival që organizohet në nderim të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit. /Telegrafi/

Exit mobile version