Kanë qenë dy punkte: njëri tek Fakulteti Juridik dhe njëri tek ish-Bankosi ku i kanë nda femrat nga kolona. Ato i ka dërguar në podrumin e Fakultetit. Në hyrje poshtë, podrumi ishte i mbushur me gjak dhe me ndërresa të brendshme të femrave, ka thënë në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini, mjeku ligjor, Arsim Gërxhaliu.
“Ishin ditët e para të lirisë. Pastaj zbarkuan shumë të huaj. Nuk kemi qenë të organizuar”, ka thënë ai, duke përshkruar momentin kur ka hyrë në atë podrum. “Ka qenë shumë vështirë, sepse aty kanë mundur të jenë edhe anëtarët e familjes time. Lufta fshin gjithçka përpara që ka. Atë fat të keq ku me dit sa femra shqiptare kanë mundur me pasë”. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=GMSri1TWInw