Site icon Telegrafi

Në platformën E-Kosova tashmë qytetarët mund të shkarkojnë edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer

Qytetarët e Kosovës nga sot mund të shkarkojnë edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer në platformën E-Kosova.

Kështu ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, transmeton Telegrafi.

“Nga sot në platformën E-Kosova mund ta shkarkoni edhe çertifikatën për dhënien e provimit për patentë shofer. Çertifikata mund të shkarkohet nga qytetarët që janë pajisur me ndonjërën nga kategoritë e patentë shoferit nga viti 2010 e gjerë me sot”, thotë ai në postimin  e bërë në Facebook.

Ndryshe, në platformën E-Kosova, mund të kryejnë disa shërbime të rëndësishme./Telegrafi/

Exit mobile version