Në Platformën eKosova është lansuar shërbimi i ri nga Kompania Rajonale e Mbeturinave – KRM Pastrimi – “Shiko dhe paguaj faturat e grumbullimit të mbeturinave”.
Shërbimin e gjeni në linkun: ekosova.rks-gov.net/589
Për këtë ka shkruar edhe kryshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, i cili ka shkruar se qytetarët tashmë mund të kryejnë pagesat në këtë platformë.
“Në bashkëpunim me platformën E-Kosova e lansuam pagesën përmes kësaj platformë. Tani të gjithë qytetarët e Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit, Lipjanit dhe Obiliqit përfshirë edhe bizneset në këto qytete mund të kryejnë pagesat në platformën E-Kosova”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar “Jemi të përkushtuar që krahas ngritjes së cilësisë së shërbimeve të bëjmë sa më të lehtë edhe mënyrat e pagesave për qytetarët dhe bizneset”./Telegrafi/