Thellohet skandali i reperes Loredana Zefi dhe familjarëve të saj në Zvicër.
Nga 900 mijë franga të raportuara në mediumin e madh zviceran “20 minuten”, 200 mijë franga vëllai i Loredanës, Bekim Zefi, mësohet se ia kishte marrë një zvicerane të cilën e kishte njohur gjatë qëndrimit te vëllai tjetër i tyre.
Gjatë periudhës sa ka jetuar në Zvicër, Bekim Zefi ka njohur një zvicerane dhe asaj ia ka marrë 200.000 franga, me arsyetimin se e ka nënën e sëmurë.
Ballkani.info i ka siguruar disa nga këta emaile të Patricia Hyenen.
Policia zvicerane tashmë e ka arrestuar reperen e njohur kosovare, Loredana Zefi.
Autoritetet e drejtësisë atje kanë konfirmuar se reperja dyshohet për mashtrim.
Loredana është prangosur në shtëpinë e saj në Luzern. /Ballkani.info/