int(1) Në pishinën ku laheshin fëmijët dhe të rriturit, gruaja filmohet duke rruar këmbët (Video) - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Në pishinën ku laheshin fëmijët dhe të rriturit, gruaja filmohet duke rruar këmbët (Video)

Pushimet në përgjithësi shërbejnë për të larguar stresin, por një grua duket se kishte gjetur një metodë paksa vulgare për ta bërë një gjë të tillë.

Një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shfaq një grua e cila rruan këmbët në një pishinë publike, brenda të cilës laheshin dhjetëra fëmijë dhe të rritur, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Florida, ku shihet gruaja e ulur në skaj të pishinë dhe pa hezitim, nxjerr briskun dhe fillon të rruaj këmbët sikur të ishte vetëm në tualetin e shtëpisë.

Dhe është interesant se si vetëm dy metra larg saj po laheshin fëmijët dhe të rriturit, që kishin shkuar të freskohen. Veprimi i saj ka shkaktuar reagime të ashpra te qytetarët, ndërsa videoja është shikuar nga më shumë se 50 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version