Qytetarët po përballen me pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit të së dielës nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolona në këtë pikë kufitare është 1.5 kilometra e gjatë.
Ndërkohë në Merdarë nuk ka pritje të gjata, vetëm deri në 10 minuta.
Edhe gjatë ditëve paraprake, ka pasur kolona në këto pika kufitare.
KËTU mund ta shikoni drejtpërdrejt gjendjen në pikat kufitare me Kosovën.