Site icon Telegrafi

Në pikëkalimin SHBA-Kanada, vetura u përplas dhe u përfshi nga zjarri – kamerat e sigurisë regjistruan momentin rrëqethës

Vetura që shpërtheu në pikëkalimin kufitar në urën “Ylberi” mes SHBA-së dhe Kanadasë në afërsi të ujëvarës Niagara, detyroi autoritetet e sigurisë u detyruan ta mbyllin, por se tre pikëkalime tjera kanë mbetur të hapura mes pjesës perëndimore të New Yorkut dhe në jug të Ontarios.

Njësia kundër terrorizmit pranë FBI-së është duke hetuar rastin, kurse sipas guvernatores së New Yorkut, Kathy Hochul, dy personat që gjendeshin në veturë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit dhe një zyrtar i policisë kufitare është lënduar, transmeton Telegrafi.

Sipas doganës dhe policisë kufitare të SHBA (CBP), incidenti u shkaktua nga vozitja e pakontrolluar e shoferit që rezultoi me përplasjes dhe më pas vetura u përfshi nga zjarri.

Lexo po ashtu Një veturë shpërtheu në urën që lidh SHBA-në dhe Kanadanë, të paktën dy të vdekur

Megjithatë zyrtarët e CBP-së nuk e kanë hedhur poshtë mundësinë që të ishte një vepër e qëllimshme edhe pse rezultatete para të hetimeve nuk e dëshmojnë këtë.

Siq raporton CNN, vetura kishte arritur nga territori kanadez dhe po kalonte në anën e territorit amerikan. Ura “Ylberi” për shkaqe sigurie është mbyllur.

Kamerat e sigurisë në të dyja anët e pikëkalimit kufitar që lidh dy shtetet, kanë kapur momentin kur vetura duke lëvizur me shpejtësi të madhe, fluturon dhe pasi përplaset në tokë shpërthen dhe përfshihet nga zjarri. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version