Telegrafi

Në “pikë” të ditës dritat e rrugës qëndrojnë ndezur në Dragodan

Kryeqyteti po vazhdon të përballet me parregullsi të shumta, e një prej tyre duket të jetë edhe ndriçimi publik.

Në mesin e ditës, në lagjen Dragodan të Prishtinës janë parë të jenë të ndezura dritat.

E, përkundër lagjes Drogodan ku dritat qëndrojnë ndezur gjatë ditës, mungesë të ndriçimit ka në disa rrugë të Prishtinës, ku ato nuk punojnë natën dhe për këtë banorët thonë se ndjehen të rrezikuar.

Problem tjetër në kryeqytet vazhdon të jetë edhe tollovia në komunikacion, e po ashtu edhe mungesa e parkingjeve, ku për këtë veturat shpesh herë parkohen në trotuare, duke penguar lëvizjen e qytetarëve në vendin e destinuar për ta. /Telegrafi/