Nga dita e sotme fillon fushata e mbledhjes së mbeturinave elektronike të rrezikshme në komunën e Karposhit. Fushata do të zgjatë deri më 24 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, qytetarët mund të përfitojnë laptop, televizor ose fshesë elektrike, përmes lojës shpërblyese që është pjesë e fushatës.
Fushata organizohet në bashkëpunim me pesë komuna të Maqedonisë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes publike për nevojën e mbledhjes së bërllogut të rrezikshëm./Telegrafi/