Telegrafi

Në përvjetorin e martesës, Emina Çunmulaj i kërkon bashkëshortit të bëjnë edhe një fëmijë

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian (Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, tash e disa vite është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nazarian. 

Dyshja jetojnë së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga kjo martesë kanë dy vajza (Ella dhe Mia).

Por, gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo ka sjellë në rrjetet sociale një seri imazhesh nga martesa e tyre, teksa festojnë katërvjetorin.

Emina që ka dy vajza me milionerin, këtij të fundit ia ka dedikuar disa fjalë emocionuese duke i kërkuar që ta bëjnë edhe një fëmijë tjetër.

“Dashuria ime, urime përvjetorin. Katër vite dhe dy vajza të bukura. Jeta është e bukur. Le të bëjmë edhe një tjetër”, ka shkruar mes tjerash 34-vjeçarja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emina Cunmulaj

Modelja shqiptare javën e kaluar ishte e pranishme në Prishtinë, bashkë me organizatorët e kampanjës “Fundjavë Ndryshe”. Çunmulaj ka folur rreth iniciativave të saj bamirëse të cilat i ndërmerr tash e sa kohë për familjet e varfra shqiptare.

Ajo ka theksuar se përveç Shqipërisë, do të hedhin hapat e parë të ndihmës edhe në Kosovë. /Telegrafi/