Telegrafi

Në përvjetorin e lindjes, Vesa Luma kujton babanë e ndjerë: Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër që e jetove me pasion dhe dashuri

Foto: YouTube

I ati i këngëtares shqiptare, Vesa Luma, vdiq disa vite me parë.

Ajo me këtë rast e ka kujtuar ditën e sotme (e martë) pasi do të festonte përvjetorin e lindjes.

Biondja e ka përkujtuar me këngën “Sa mall” të publikuar në vitin 2016, të cilin ia dedikoi babait të ndjerë.

“Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti”, tha ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vesa Luma

“Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”, tha ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka folur disa herë për të duke treguar se ndjen shumë mall për të, pasi ndërroi jetë herët.

Vesa përndryshe prej shumë vitesh është zhvendosur në Zelandë të Re, ndërsa viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë. /Telegrafi/