Në përvjetorin e 70 të martesës, mbretëreshës i dhurohet torta e njëjtë si ditën kur lidhi kurorë (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe feston 70 vjetorin e martesës me princin Philip dhe për këtë ditë, do t’i dhurohet torta me pamjen e njëjtë si ditën kur ka lidhur kurorë.
Pastiqeria Le Cordon Bleu ka kaluar muaj të tërë përgatitjesh, për të punuar ëmbëlsirën që peshon afro 250 kilogramë, ndërsa është e gjatë shtatë metra, transmeton Telegrafi.
Torta në të cilën do të hidhen 700 vezë dhe 15 litra rum, do të ketë edhe pamjen e njëjtë, sikur ajo që e kanë shijuar mysafirët e çiftit mbretëror para shtatë dekadash.
Mirëpo, kësaj radhe vetëm pjesa e poshtme do t’i shërbehet të ftuarve në ahengun që zhvillohet në pallat, teksa tri shtresa tjera do të shkojnë te pensionistët që banojnë në qendra për të moshuar.
Veçanti tjetër e tortës, është se nuk ka ndonjë recetë të origjinalit, por e tëra është rikrijuar nga kuzhinierët profesionist, bazuar vetëm në fotografitë e të vjetrës.
Për të krijuar shtresën mbështjellëse janë shpenzuar 50 kilogramë sheqer, teksa në brendësi janë edhe 30 kilogramë butër, 80 portokaj dhe limona, si dhe 120 kilogramë arra të thyera. /Telegrafi/