Ramadan Krasniqi – Dani vazhdon të jetë një nga zërat më të dashur e më të pëlqyer të estradës.
Ai numëron vite të shumta në skenë e estradë dhe deri më tani ka sjell hite të shumta.
I njëjti herë pas herë ndan postime të ndryshme edhe në rrjete sociale, aty ku ndiqet nga miqtë e fansat.
Këngëtari i mirënjohur së fundmi ka përkujtuar bashkëshorten e tij të ndjerë në atë që do të ishte 57 vjetori i saj i lindjes.
“Sot do t’i mbushje 57 vjet. Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bërë për mua dhe fëmijët”, kanë qenë fjalët e artistit pejan.
Dani theksojmë se e ka humbur bashkëshorten në një moshë mjaft të re nga sëmundja e kancerit.
Bashkë gjithashtu kanë tri vajza dhe një djalë. /Telegrafi/