Telegrafi

Në përvjetorin e 22-të të Masakrës së Mejes, Florim Thaqi sjell këngën “Lëndina e Lotëve – Meje”

Në 22 vjetorin e përkujtimit të Masakrës së Mejes, këngëtari Florim Thaqi ka realizuar një këngë dedikuar të rënëve dhe të pagjeturve të kësaj masakre.

“Lëndina e Lotëve -Meje” mban titullin kjo këngë e zhanrit popullor dhe është realizuar në muzikë dhe tekst nga kompozitori Kujtim Shala.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilës janë kryer pikërisht te Memoriali Përkujtimor në fshatin Meje të Gjakovës.

Florimi përndryshe është një këngëtar i zhanrit popullor me prejardhje nga fshati Qallapek i Komunës së Pejës.

Ai është i biri i rapsodit të njohur Sadri Qallapeku.

Përkushtimi i Florimit për plot tri dekada dhe fokusimi i tij në rrjedhat e muzikës dhe këngës bëri që sot zëri i tij të dëgjohet në tërë trojet shqiptare. /Telegrafi/