Site icon Telegrafi

Në përvjetorin e 14-të të martesës, Julian Deda ka një kërkesë interesante për bashkëshorten

Ai është një ndër aktorët më të mirë të momentit në zhanrin e filmave dhe skeçeve humorisitik.

Bëhet fjalë për Julian Dedën, i cili ka 14 vjet që është i martuar me bashkëshorten, Armandën, me të cilën ka dy fëmijë – një djalë dhe një vajzë.

Artisti është tepër i përkushtuar pas familjes dhe këtë e shfaq shpesh në rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në krah të gruas teksa i ka bërë kërkesë epike meqenëse kanë mbushur plot 14 vite martesë.

“Zemër, tani që kemi 14 vite martesë dhe jam rritur, a mund të dal me shokët, të rri deri vonë? Të dua shumë”, shkruan shkodrani në mesazh.

Lexo po ashtu Shkaku i thinjave, Julian Deda ngjyros flokët

Ndryshe, Dedën do ta shohim gjatë muajve të ardhshëm në projekte të reja televizive dhe teatrale. /Telegrafi/

Exit mobile version