Site icon Telegrafi

Në Peru koncert për fëmijët që nuk dëgojnë (Video)

Një muzikant peruan ua solli gëzimin e festave fëmijëve të shurdhër në Lima të Perusë, me një përzierje festive dritash, ngjyrash dhe vibracionesh.

Lucho Quequezana, muzikant e njëkohësisht moderator televiziv, organizoi një koncert të veçantë për publikun e tij special. Gati 50 të mitur që nuk dëgjojnë patën mundësinë ta shijonin performancën e rrallë, ku përfshiheshin dhe pjesë tradicionale të festave si “Jingle Bells”.

Quequezana shpjegoi se kishte përdorur një “softëare” të quajtur “tingulli në ngjyrë”, të cilën e ka lidhur me altoparlantët e vendosur poshtë karrigeve të pjesëtarëve të audiencës.

“Ideja ishte t’u krijonim një grupi fëmijësh të shurdhër mundësinë të ndiqnin një koncert dhe ndoshta për të parën herë në jetë të zbulonin strukturën e muzikës dhe mënyrën sesi ajo funksionon për ne. Për këtë iu drejtuam teknologjisë. Gjëja e parë që bëmë ishte t’i ulnim fëmijët në vende ku ishin vendosur altoparlantë, të cilët i kanë bërë që të ndienin vibracionet. Këto të fundit kalonin edhe nëpër kompjutera që nxirrnin sipas ritmit impulse drite”, tha Lucho Quequezana, organizator.

Quequezana, muzikant dhe kompozitor që ka performuar edhe ndërkombëtarisht, është nominuar për një “Latin Grammy” e ka fituar çmimin kombëtar peruan të kulturës. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version