Site icon Telegrafi

Në personazhin e Elvira Hancock, Bora Zemani duket e mahnitshme me paraqitjen si bionde

Prezantuesja Bora Zemani ditën e djeshme (e premte) mori vëmendje të madhe në spektaklin “Dancing With the Stars”.

Meqë mbrëmja iu dedikua Halloweenit, ajo ishte bërë si ‘Elvira Hancock’, personazhin imagjinar në filmin dramatik amerikan të vitit 1983, “Scarface”, i cili u portretizua nga Michelle Pfeiffer.

Moderatorja dukej e mahnitshme meqë veshi fustanin e tillë e po ashtu u bë bionde.

Foto: Screenshot/Instagram

“Elvira”, shkroi ajo në imazhet e reja të postuara me ndjekësit në llogarinë personale, Instagram.

Lexo po ashtu Bora Zemani u përgjigjet spekulimeve rreth shtatzënisë

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori nga miqtë e fansat në sesionin e komenteve.

Bora adresoi gjithashtu aludimet për një shtatzëni të mundshme, duke thënë me shaka se duhet pritur muajin tjetër.

Ajo po ashtu është nënë e një djali të quajtur, Arbor. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Arkiv
Exit mobile version