Kryetari i Pekinit të Kinës, Cai Qi ka dhënë urdhër që për një kohë, të ndalohet ndezja e skarave në ambient të hapur, në përpjekje që të reduktohet sasia e madhe e smogut.
Kjo ndalesë vjen së bashku me parandalimin për 30 për qind të përdorimit të thëngjillit dhe mbylljen e 500 fabrikave që bëjnë ndotjen e ajrit, transmeton Telegrafi.
Prej fillimit të muajit që vjen, do t’ju ndalohet hyrja në kryeqytet më se 300 mijë makinave me ndotje të lartë.
Për momentin, Pekini së bashku me dhjetë qytete të tjera, kanë bërë që Kina të mbulohet nga një smog i trashë me ngjyrë gri.
Megjithëse kryeqyteti është nën ‘alarmin portokalli’, mbi 20 qytete tashmë janë nën ‘alarmin e kuq’. Po që se ndizet ky i fundit, shkollat, bizneset dhe autostradat mbyllen, derisa tërë fluturimet anulohen.
Kjo ndotje ajrore, po bëhet kryesisht nga ndezja e thëngjillit, si dhe shumë makina të vjetra që lirojnë gazra në sasi të madhe. /Telegrafi.