Bethani Lamberth që është mësimdhënëse në një shkollë të Karolinës së Veriut, ka vendosur pedale poshtë tavolinave, në mënyrë që nxënësit të rrisin fokusin dhe të lirojnë energjinë.
Arsimtarja e matematikës e ka lexuar në një shkrim se nëse dikush i sjellë pedalet, është më i koncentruar dhe e largon stresin, transmeton Telegrafi.
Kjo ka mjaftuar që 28-vjeçarja e cila ligjëron për shtatë vjet, të aplikojë për një grant që do t’i siguronte mjetet për t’i blerë pajisjet.
Pasi i ka vendosur në klasë, ajo iu ka kërkuar nxënësve që të vënë këmbët në to dhe t’i lëvizin sa herë duan. Por, të mos i nxjerrin këmbët prej tyre.
“Më nxënësit nuk bëjnë lëvizje të pakontrolluara, e madje janë shumë të vëmendshme”, ka thënë Lamberth për këtë eksperiment që e aplikon për një kohë në klasën e saj. /Telegrafi/