Në një ceremoni martesore që është zhvilluar diku në Gjermani, një beqare që ka dashur të jetë nusja e ardhshme është hedhur për të zënë buqetën.
Por, ajo nuk ia ka dalë t’i kapë lulet dhe ka rënë me fytyrë për dysheme, transmeton Telegrafi.
Pasi nusja e kthen kokën, afrohet te kjo grua e cila ngrihet ngadalë sepse duket se është mjaft e lënduar.
“Ajo që i kapë lulet duhet të jetë e gëzuar, e jo e lënduar”, si dhe “këtë herë nuk pati fat, mbase në dasmën tjetër” janë dy komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime. /Telegrafi/
https://youtu.be/ctCoDSS7t-8