Telegrafi

Në përleshjen mes hajnave të lopëve dhe fermerëve në Madagaskar, humbin jetën 46 persona

Të paktën 46 persona humbën jetën në Madagaskar gjatë një përleshjes mes hajnave të lopëve dhe fermerëve.

Sulmi ka ndodhur në komunën Marovitsika në juglindje të Madagaskarit, transmeton Telegrafi.

Rreth 120 persona të armatosur kryen bastisje në dy fshatra, Ambohitoshi dhe Vohitsimbe.

Komisioni shtetëror për të drejtat e njeriut, ka njoftuar se do të kryej një hetim të pavarur për këto sulme.

Thuhet se gjithashtu do të ndihmojë në ofrimin e sigurisë për banorët lokalë.

Në këtë rajon shpesh ndodhin përleshje mes hajnave të lopëve dhe fshatarëve. /Telegrafi/