Telegrafi

Në përleshjen mes dy familjeve përfshihen edhe qentë (Video)

Një zënkë mes dy familjeve fqinje është përshkallëzuar edhe mes qenve të tyre, që u kanë dalë në mbrojtje familjeve përkatëse.

Një filmim amator nga Shtetet e Bashkuara është duke u përhapur me shpejtësi në internet.

Protagoniste janë katër femra dhe 3 qen. Për arsye që nuk dihet, dy familjet përfshihen në një zënkë me njëra-tjetrën dhe në të përfshihen edhe qentë e tyre.

Në një moment, njëri prej qenve kafshon një tjetër dhe në sfond dëgjohet personi që është duke filmuar të thotë se erdhi policia.