Qyteti austriak, Vjena, ka qenë nikoqir i shumë shqiptarëve të cilët në sheshin e këtij qyteti kanë protestuar për mbajtjen në Francë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ata në duar po mbajnë flamuj kuq e zi dhe po thirrin emrin e ish-komandantit të UÇK-së.
Protesta në mbështetje të Haradinajt janë mbajtur në shumë qytete të Evropës e madje edhe në Amerikë.
Ramush Haradinaj po mbahet në Francë që nga 4 janari, ku u ndalua nga INTERPOL-i në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
Vendimi për Haradinajn u shtye dy herë nga gjykata e Francës. Herën e fundit, është vendosur që data 6 prill të jetë dita e seancës ku pritet të mirret një vendim për liderin opozitar, Haradinaj.