Telegrafi

Në periudhën kur vuante nga depresioni, Michael ishte përpjekur të ndahej nga i dashuri homoseksual

George Michael ishte përpjekur disa herë të ndahej nga i dashuri i tij, Fadi Fawaz, gjatë 18 muajve të fundit, sipas burimeve nga persona të afërt me këngëtarin e ndjerë.

Ylli i muzikës që ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Goring, Oxfordshire, më 25 dhjetor 2016 në moshën 53-vjeçare, raportohet t’i ketë kërkuar Fawaz të mos shkonte në shtëpinë e tij, në përpjekje për t’u ndarë me të miqësisht.

Lexo po ashtu I dashuri i George Michael: Luftonte me betejën kundër kokainës

Gjithsesi, burime nga familja e këngëtarit këmbëngulin se dobësia e Michael dhe paaftësia për ta refuzuar atë, e bëri të kthehet vazhdimisht tek i dashuri i tij – transmeton Gazeta Shqip.

Shkaku i vdekjes së këngëtarit, i cili kishte kaluar një betejë të gjatë me drogën dhe depresionin, u përcaktua si pamjaftueshmëri e zemrës.

Por, pasi rezultatet e para post-mortem ishin “jobindëse” dhe u vendos të bëheshin analiza të tjera, misteri që rrethon momentet e tij të fundit është thelluar.