Telegrafi

Në përgatitje Xoom më i vogël

Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, Jha ka konfirmuar se Motorola tashmë është duke punuar në tabletën shtatë inçëshe, i cili së bashku me disa modele tjera duhet të dalin në treg para fillimit të vitit 2012.

Xoom-i i prezantuar së fundmi ka ekran 10.1 inçësh, ndërsa shefi ekzekutiv i Motorolas thotë se testimet e para kanë rezultuar, megjithatë nuk ka publikuar rezultatet zyrtare të shitjes.

Kjo kompani nga gjysma e vitit do të prodhojë edhe disa ‘telefona të mençur’ Atrix, të cilët do të kenë Linux, sistemin operues Webtop dhe Firefox 4. /Telegrafi/