Site icon Telegrafi

“Ne përfunduam duke vuajtur”, Xavi u dërgon mesazh të qartë Lewandowskit, Yamal, e të tjerëve

Barcelona mori tre pikë të tjera të shtunën. Katalanasit mposhtën Las Palmasin 1-0 për të ulur diferencën nga Real Madrid në vetëm pesë pikë.

Megjithatë, Xavi nuk ishte i kënaqur me përfundimin e ekipit të tij. Në një mesazh të dukshëm për sulmuesit e tij që shpërdoruan shumë raste në këtë ndeshje.

“Një rezultat i vogël duke pasur parasysh atë që pamë. Kemi probleme me përfundimin e ndeshjeve këtë sezon.

Lexo po ashtu Bordi i Barcelonës i ofron kontratë afatgjate Xavit, trajneri përgjigjet për këtë propozim

“Kemi luajtur një lojë të mirë, rezultati është i shkurtër. Ne dominuam dhe krijuam raste. Mendoj se është një përmbledhje e asaj që kemi pasur këtë sezon, nuk e mbyllëm lojën më herët dhe përfunduam duke vuajtur”, tha Xavi.

Ai tha se është i lumtur me fitoren, por që duhet të shënojnë më shumë gola.

Lexo po ashtu Barcelonës iu anulua një gol mbrëmë për shkak të pozicionit jashtë loje, dhe të gjithë pyesin vetëm një gjë: Pse?

“Shumë fat i keq. Ne kontrolluam ndeshjen dhe patëm disa raste. Nuk e vendosëm ndeshjen herët dhe pas kësaj filluam të vuajmë. Mendoj se kjo është një përmbledhje e sezonit”.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur me fitoren, por duhet të shënojmë më shumë gola”, deklaroi trajneri katalunas. /Telegrafi/ 

Exit mobile version