Sonte në emisionin ‘Përballje’ do të diskutohet për themelimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë. Cila është ideja e këtij tribunali? A është e vonshme kjo nismë e kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për trajtimin e krimeve të Serbisë në Kosovë?
Cili do të jetë roli i saj dhe si do të funksionojë? A ka paqartësi se si do të bëhet bashkërendimi i Kosovës me institucionet ndërkombëtare në këtë temë?
Për të diskutuar për këto tema në studio janë:
Adri Nurellari – Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit
Ehat Miftaraj – Instituti i Kosovës për Drejtësi
Kushtrim Palushi – Avokat
Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit me kryredaktorin Muhamet Hajrullahu dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:30. /Telegrafi/