Site icon Telegrafi

Në “Përballje”: Ku duhet të ndërtohet salla koncertale në Prishtinë?

Sonte në emisionin “Përballje” do të diskutohet për ndërtimin e sallës koncertale në Prishtinë. Ku është problemi me ndërtimin e kësaj salle? A mund të humbet donacioni nga Bashkimi Evropian prej 15.4 milionë euro për këtë sallë koncertale?

Kush është për e kush kundër që salla të ndërtohet në hapësirën ish shtëpisë së mallrave “Gërmia”. Pse kjo ka ngritur debat e peticion kundër shndërrimit të ish-qendrës tregtare “Gërmia” në sallë koncertale?

Pse ish shtëpia e mallrave “Gërmia” vlerësohet si pjesë e kujtesës kolektive? Cili është vlerësimi i arkitektëve e njerëzve të fushës?

Për të diskutuar për këtë tema Muhamet Hajrullahu ka ftuar:

Baki Jashari – Filarmonia e Kosovës

Valbona Pula- Petrovci – Pianiste e asambleiste në KK Prishtinë

Bekim Ramku – nga organizata “DoCuMoMo” Kosova

Nol Binakaj –zëvendës drejtor, Trashëgimia kulturore pa kufij

Emisioni “Përballje” është prodhim i Telegrafit dhe transmetohet çdo të hënë nga ora 20:30 në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Exit mobile version