Hapjen e Panairit të Librit e bëri Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe tha, se sot po e bëjmë hapjen e Panairit të Librit në Pejë me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kosovës, i cili do të zgjasë deri me 16 Qershor – Ditën e Çlirimit të Pejës.
Pjesë e Panairit të Librit do të jenë 20 Shtëpi Botuese, me ç’rast do të njihemi me tituj të ndryshëm të librave dhe shpresoj që do të rritet numri i lexuesve”, tha ai.
Panairin po e vizitojnë nxënës, studentë, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike etj.