Site icon Telegrafi

Në Pejë, spitali i mbingarkuar me pacientë për shkak të coronavirusit

Gjendje e rënduar paraqitet në Pejë si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Komuna vazhdon të jetë në zonën e kuqe të rrezikshmërisë. Vetëm sot janë regjistruar tre humbje jete dhe 22 raste të reja.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Petrit Loci, thotë se personeli shëndetësor po bën të pamundurën për tu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

“Komuna Pejës vazhdon të mbetet nën masat e zonës së kuqe për shkak të numrit të lartë të personave të prekur me Covid-19 ku pothuajse çdo ditë kemi shifra të larta me Covid-19 dhe kjo bën që komuna e Pejës të vazhdojë të mbetet nën këto masa dhe gjendja paraqitet e rënduar”, tha Loci.

“Javët e fundit kemi një numër jashtëzakonisht të lartë të hospitalizuarve, pra numri është mbi 100. Duhet theksuar se kapacitetet në spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë të mbingarkuara”, shtoi ai për RTVDukagjini.

Spitali i Përgjithshëm mbulon pesë komuna të regjionit të Pejës: Deçanin, Junikun, Klinën dhe Istogun.

Exit mobile version