Site icon Telegrafi

Në Pejë nis konfrenca kundër ekstremizmit të dhunshëm

Në komunën e Pejës filloi punimet konferenca dy ditore “Qytetet e Forta në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm në Kosovë”.

Në këtë konferencë po marrin pjesë, ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, ambasadori amerikan, Greg Delaëie, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, Sabri Bajgora, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri etj.

Në hapje të konferencës, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, theksoi se që nga dita e marrjes së mandatit të tij si ministër, i ka dhënë rëndësi të madhe luftimit të radikalizmit dhe dhunshëm dhe radikalizmit.

“Në Republikën e Kosovës tashmë janë nëntë qytete që janë pjesë e rrjetit të qyteteve të forta, që merren aktivisht me luftimin e kësaj dukurie. Roli i komunave dhe i shoqërisë civile në përgjithësi është shumë i madh në këtë aspekt, sepse nuk mjafton vetëm puna e Policisë së Kosovës në luftimin e kësaj dukurie”, tha ministri Hyseni, shkruan KlanKosova.

Ndërsa ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, vuri në dukje se e përkrahë këtë iniciativë dhe se ekstremizmi dhe terrorizmi është pranishëm në çdo vend të globit. Ambasadaori Delaëie theksoi se Komuniteti ndërkombëtar e ka kuptuar se vetëm bashkimi i forcave mund ta luftojë këtë fenomen negativ. Rrjeti “Qytetet e Forta Luftojnë Ekstremizmin e Dhunshëm në Kosovë” është shumë i rëndësishëm, unik dhe vital, për të zbuluar kërcënimet nga ekstremizmi i dhunshëm. Liderët Lokal e kanë rolin e tyre në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Kurse Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, tha se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm është një çështje globale dhe Kosova është pjesë e globit dhe nuk është problem vetëm i Kosovës.

Ndërsa Kryeimami i Bashkësisë Islame në Kosovë, Sabri Bajgora, theksoi se Bashkësia Islame e Kosovës zotohet se do të jetë pengesë e fortë kundër çdo lloji të ekstremizmit fetar.

Kjo konferencë organizohet nga Strong Cities Network, ICITAP-i dhe OSBE-ja, i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA-ve.

Exit mobile version