Telegrafi

Në Pejë, me nderime u përkujtua Lindita Prelvukaj (Foto)

Në kuadër të Ditës së të Zhdukurve, grupi i grave Asambleiste të Pejës, sot kanë nderuar Lendita Prelvukajn e zhdukur në Maj të vitit 1999 në luftën e fundit për Kosovën.

Me këtë rast u ritheksua kërkesa që Bashkësia Ndërkombëtare dhe shteti i Kosovës të bëjë më tepër në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të pagjeturve.

Familja Prelvukaj e cila sakrifikoj shumë për lirinë e Kosovës nuk u ndal asnjëherë duke kërkuar për fatin e vajzës së tyre e zhdukur që Maji i vitit 1999,por fati i saj është i njëjti sikur edhe 1.650 personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës pa asnjë gjurmë.

Zhdukja e Linditës , ka lënë plagë të rënda shpirtërore familjes Prelvukaj,e cila jeton ende me akthin e pritjes për vajzën e tyre.

Rasti i Lendita Prelvukajt është jashtëzakonisht i dhimbshëm, barbar e mizor, se në çfarë mënyrash dhe metodash janë përdorur nga pjesëtarët e pushtetit serb për t’i zhdukur gjurmët e krimeve të kryera mbi popullsinë shqiptare të Kosovës. ELAJM