Site icon Telegrafi

Pas temperaturave përvëluese, në Pejë fillon të bie shi e breshër

Pas temperaturave përvëluese që kanë përfshirë vendin tonë, në disa qytete ka filluar të bie shi.

Meteo Kosova ka publikuar një video, ku shihet se në Pejë ka filluar të bie shi i shoqëruar me breshër, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, IHMK ka njoftuar se temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, muaji korrik po përmbyllet me një mesatare të lartë të temperaturave maksimale dhe me deficid të reshjeve. /Telegrafi/

Exit mobile version