Charles Wade-Palmer nga Birmingham i Anglisë, ka mbetur i befasuar kur në lejen e vozitjes, e ka parë fotografinë e vetes kur ishte 11-vjeçar.
Shoferi 22-vjeçar, është ankuar në zyrën ku jepen dokumentet, për shkak të këtij lëshimi që është bërë në administratë, por kërkesa për ndryshimin e imazhit i është hedhur poshtë, transmeton Telegrafi.
Fotografinë që ia kanë marrë nga pasaporta e fëmijërisë, ai do ta ketë në patentën e shoferit deri në vitin 2021.
“Gjithmonë do ta mbajë afër edhe dokumentin që tregon se është bërë ndonjë ngatërrese, sepse askush nuk më beson që ky jam unë”, ka thënë Wade-Palmer lidhur me rastin.
“Sikur ta tregojë lejen e vozitjes, nuk më shesin alkool dhe nuk më lënë të hyjë nëpër klube të natës”.
Sidoqoftë, nuk bëhet e ditur si është bërë ky gabim teknik dhe pse po i refuzohet kërkesa, që të zëvendësohet me fotografinë e dukjes aktuale. /Telegrafi/