Telegrafi

Në panairin CES të Las Vegas prezantohet Kia Platform Beyond Vehicle

Në Panairin CES në Las Vegas, i cili është një nga eventet më të mëdha për teknologjinë e re, Kia prezantoi diçka shumë interesante: Kia Platform Beyond Vehicle (PBV). Kjo nuk është thjesht një platfromë e zakonshme, por një ide e re që do t’ju ndihmojë të lidhni makinat elektrike me programet më të fundit nëpërmjet telefonit tuaj. 

Imagjinoni një makinë që mund të përshtatet për gjithçka që ju nevojitet. Dëshironi një zyrë që lëviz me ju, ose një vend për të pushuar e relaksuar gjatë udhëtimit? PBV ka mundësinë të bëhet çdo gjë që ju dëshironi. 

Pra ju mund ta përdorni atë si taxi gjatë ditës, furgon të transportit të mallrave, por edhe në një autmojet personal për një fundjavë relaksuese.

PBV mund të ju tregojë gjëra si trafiku në rrugë ose të menaxhojë energjinë për të bërë makinën sa më efikase. Kjo do të thotë më pak kohë të humbur për karikimin e baterisë dhe më shumë kohë për të bërë atë që ju pëlqen. 

Kjo platformë është shumë më shumë se një makinë – është një shok udhëtimi që ju ofron liri dhe rehati. Kia po ndryshon mënyrën se si ne mendojmë për makinat dhe udhëtimin. 

Me PBV, të ardhmen e udhëtimit mund ta keni sot.