Telegrafi

Në pamje të parë duket sikur vetura qëndron në ajër, por ja çfarë fshihet prapa videos që po lë shikuesit të habitur

Një veturë interesante në rrugët e SHBA-së ka lënë kalimtarët e rastit të habitur.

Kjo pasi në pamje të parë duket se automjeti e sfidon gravitetin duke qëndruar në ajër.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr edhe dizajni i pazakontë i saj që i ngjan një veture të përmbysur, përcjell Telegrafi.

Megjithatë, kjo është thjesht një iluzion.

Vetura në fakt nuk po sfidon gravitetin, por ka një dizajn aq të punuar mirë sa që e krijon efektin e një automjeti të përmbysur.

Disa përdorues të rrjeteve sociale i kanë lavdëruar krijuesit e veturës për guximin dhe kreativitetin, ndërsa të tjerë kanë shprehur shqetësime për rreziqet e mundshme.

Bëhet e ditur se videoja ka mbledhur mbi 3 milionë shikime dhe ka ndezur diskutime të shumta në internet. /Telegrafi/