Telegrafi

Në Pakistan lindi një dhi me veshë shumë të gjatë

Një dhi në Pakistani ka lindur me veshë shumë të gjatë madhësia e të cilave është 19 inç.

Muhammad Hassan Narejo nga ferma e dhive Narejo në Sindh tha se dhia e vogël, me emrin Simba, u lind më 5 qershor dhe Narejo menjëherë vuri re veshët e saj jashtëzakonisht të gjatë, të cilët zvarriten në tokë kur kafsha ecën, transmeton Telegrafi.

Narejo tha se Simba është një dhi nubiane, një racë e njohur për veshë të gjatë, por veshët e saj e tejkalojnë gjatësinë standarde, ndoshta për shkak të një mutacioni gjenetik.

Fermeri tha se Simba është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ai beson se ajo mund jetë fituese e rekordit Guinness kur të arrijë madhësinë e saj të plotë. /Telegrafi/