Telegrafi

Në paketimin e ushqimit të shpejtë, gjeti një bretkosë të ngordhur

Cardellia Buckley po hante nga ushqimi, kur kafshoi diçka jo të zakonshme.

Në fillim, ajo ka menduar se është ndonjë copëz mishi, që nuk është fërguar mirë.

Por, me të nxjerrë nga goja, ka vërejtur se është copa e një bretkose të ngordhur.

Vajza dhjetëvjeçare e ka kthyer prapa ambalazhin, prej nga ka dalë bretkosa e ngordhur, që ndodhej në mes të ushqimit. /Telegrafi/