Kanal5 bën të ditur se banorët e fshatit Orizare të Velesit kanë protestuar sot, duke bllokuar rrugën, pasi që nuk kanë ujë për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata thonë se nuk kanë më durim dhe e bllokuan rrugën Veles – Çashkë. Ata janë të revoltuar se edhe festën e Bajramit e kaluan pa ujë dhe theksuan se organet përgjegjëse nuk kanë veshë për t’i dëgjuar kërkesat e tyre.
Kryetari i komunës u zotua se do të ndërtohet një ujsjellës i ri për këtë fshat, mirëpo banorët paralajmërojnë protesta edhe në ditët në vijim./Telegrafi/